Zyrtare: Ukrainë- Kosovë zhvillohet në terren neutral

Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës do të zhvillohet në Krakov të Polonisë.
“Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazuar në vendimin e Federatës tonë, Ukraina do të presë Kosovën në Krakovën e Polonisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, raporton GazetaOlle.com.

Ky vendim nuk është aspak i mirë për Përfaqësuesen tonë, kur dihet se në Poloni ka shumë grupe tifozësh, që shumë herë kanë dalë kundër Kosovës dhe pro tifozëve serbë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu