Arrestohet përsëri Azem Syla

Ish deputeti i nga radhët e PDK’së, Azem Syla, sërish është Arrestuar nga policia. Sipas avokatit Tomë Gashi, vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të Eulex-it dhe sot klientit tim z.Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, shkruan Gazeta Express.
Njoftimi i plotë:

Vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të riarretohet për rastin e njejtë.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të Eulex-it dhe sot klientit tim z.Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.

Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur se kinse “….. ka arsyje të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin…”

Aty ku përfundon logjika jurdike si në këtë rast ku z.Azem Syla në çështje të njejtë u lirua dy herë nga paraburgimi, heren e fundit më 17.09.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për kinse tentim të ndikimit në dëshmitarë kjo mund të jetë vetëm logjik politike , por në asnjë variant nuk ka arsyje juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë.

Rast i ngjajshëm si z.Azem Sylës fatëkeqësisht nga Eulex-i i ka ndodhur vetëm

z.Ukë Rugova, djalit të ish Prisidentiti historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

Pap se prap logjika e vetme për riarrestimin e z.Azem Syla mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyjeve të formit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjës efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.

Aty ku një rast si rasti i z.Azem Sylës përdoret për të arsyetuar rast të tjera në të ardhmën kjo nuk quhet drejtësi por poltikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu