Pas tre muajve, Taleski kthehet në vendin e punës

Katër ditë pas shfuqizimit të masës së paraburgimit shtëpiak, kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili është i dyshuar në lëndën “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për kriminalitet me transportin e nxënësve, është kthyer në vendin e punës.

Pas tre muajve të kaluara në paraburgim shtëpiak, burimet e agjencisë së lajmeve “Meta” nga Komuna e Manastirit konfirmojnë se pas orës 10, Taleski ka ardhur në kabinetin e tij dhe menjëherë ka thirr mbledhje me një pjesë të punësuarve.

Sipas burimeve të njëjta, Taleski ditët e fundit, më parë ka qenë në Shkup, në Qeveri, në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe në partinë amë VMRO – DPMNE, në konsultime për atë se si ta vazhdojë punën e tij, pas mungesës së gjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu