LD: Seancat parlamentare për raportin e Janevës të jenë të hapura për qytetarët

Lidhja Demokratike vlerëson se niveli i ulët dhe vulgar i debatit në Komisionin për sistem politik, në lidhje me raportin e PSP-së, ka devijuar Parlamentin plotësisht si organi më i lartë legjislativ të demokracisë duke kritikuar ashpër depatet 3 ditore që po zhvillohen në Parlament ku deputetët po i bëjnë pyetje prokurores spceiale Janeva.

Në vend të përkushtimit ndaj ligjeve, puna nëmënyrë profesionale dhe transparente, si dhe mbështetje për eliminimin e pengesave, deputetët nga qeveria në mënyrë të orkestruar janë angazhuar që sa më shumë ta diskretitojnë Prokuroren Janeva dhe institucionin që ajo drejton, ku i njejti insitucion gëzon mbështetjen e më shumë se 70% nga qytetarët.

LD gjithashtu kërkon seancat të jenë të hapura dhe të transmetohet nëpërmjet kanalit Parlamentar dhe mediat tjera të mund të ndjekin pa pengesa mirë transmetim të drejtëpërdrejtë ku Janeva ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu