Mua më erdh si vetëtimë nga qielli i hapur, si ai i tërmetit të Shkupit, deklarata e liderit të LSDM-së se nuk ka asnjë problem në vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, deklaroi deputetja Solza Grceva.
‘Për t`u ridefinuar Kushtetuta, hapet Marrëveshja e Ohrit e cila faktikisht është shndërruar në Kushtetutë, kjo është një tezë e rrezikshme. Është e dukshme se ai nuk po e fsheh se është duke luajtur për trupin votues shqiptar. Ne këtu nuk spekulojmë, i citojmë fjalët e tij. Unë nuk kam asgjë që në secilën parti të kemi njerëz nga të gjitha etnitetet. Kjo nuk është kontestuese. Por me tregtimin e një numri të madh votuesish, kjo do të sjell disa ndryshime dramatike në dukjen dhe strukturën e shoqërisë tonë’, deklaroi ajo.
Prej kësaj me të vërtet frikësohem, shtoi, por njashtu nuk vlerëson se do t`i sjell aq shumë vota, pasi që kjo gjë do të ishte shkatërruese për Maqedoninë.