Ekperti i dërguar special i Bashkimit Evropian për të realizuar raportin për progres raportin e Maqedonisë, ka deklaruar se vendi nuk është në pozitën më të mirë të mundshme.
Rajhard Pribe, duke folur për mediat ka deklaruar se edhe pse tanimë nuk është përfaqësues zyrtar i BE-së, personalisht shpreson që Maqedonia dhe vendet e rajonit do të bëjnë një hap tutje drejt integrimit në BE.
“Reformat për të cilat ne kemi ngritur zërin dhe i kemi kërkuar, e që janë pasqyruar në raportin e BE-së duhet të realizohen, jo vetëm për shkak të procesit eurointegrues, por edhe për vet shtetet dhe parasë gjithash për qytetarët e tyre, tha Pribe./InfoShqip.com