“Nuk luajmë me vrasës”, Argjentina anulon miqësoren ndaj Izraelit

Kombëtarja e Argjentinës ka anuluar miqësoren e paralajmëruar për më 9 qershor në Izrael, ndërsa arsyeja është ngjarjet e fundit në Jerusalem, e që filluan me hapjen e ambasadës amerikane atje.

Pas kësaj ka pasur kërcënime të ndryshme për kapitenin e kombëtares së Argjentinës Lionel Messi.

Nga kombëtarja e Maradonës kanë deklaruar se nuk do të luajnë si shenjë mospajtimi me vrasjet e shumta ndaj palestinezëve, ndërsa mediat e huaja i kanë cituar se kanë thënë “Nuk luajmë me vrasës”.

Kjo duhej të ishte ndeshja e fundit përgaditore para se të fillojë kampionati botërorë Rusi 2018. Në lidhje me këtë, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shkruar në rrjetet sociale “Më në fund e bëmë gjënë e duhur.”/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu