Vrau 29 vjeçarin me thikë në Gramsh, lihet në burg Arlind Llalla

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Arlind Llalla, i akuzuar për një vrasje të ndodhur tri net më parë.
Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje për shtetasin Xhuliano Kokomeci, i akuzuar për mos kallëzim krimi, pasi kishte dijeni për ngjarjen. Shtetasi Llalla, akuzohet se vrau shtetasin Ardian Mesiti, ngjarja e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 21 shtator.

Ngjarja ndodhi në fshatin Llallë rreth orës 02:00, ku mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë shtetasi Ardian Mesiti, 29-vjeç. Mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar fillimisht për motive të dobëta dhe më pas Llalla e ka goditur me thikë Mesitin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu