Një 10-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik rrugor të ndodhur në afërsi të Peqinit këtë të shtunë.
Paraprakisht mësohet se një automjet ka përplasur rëndë fëmijën, i cili është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e saj. Raportohet se 10-vjeçari ka prerë rrugën befasisht automjetit.