Aksidentohet presidenti i Zvicrës

Makina zyrtare me të cilën udhëtonte presidenti i Zvicrës, Johann Schneider-Amman, në mbrëmjen e të premtes ka pësuar një aksident në Bassecourt të Kantonit Jura, pasi po kthehej nga një aktivitet zyrtar. Presidenti ka shpëtuar pa asnjë lëndim dhe ka vazhduar programin e tij të punës më tutje, njofton sda.ch.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.25 në autostradën A16 në mes të Delemontit dhe Glovelier-it, bën të ditur policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu