Xhevdet Pozhari
Arbana Xharres i paska dal sërish punë me shqiptarët e Maqedonisë. Për ca dollarë, ajo paska paralajmëruar njollosjen e radhës të bashkëkombësve të saj. Brenga e saj e përhershme mbetet “rreziku nga Turqia”, respektivisht feja islame.
Para se të na shes pallavara, ajo bën mirë të na tregojë se a mbrohet shqiptaria vetëm duke e ndryshuar fenë, siç veproi e motra e saj? Nëse po, atëherë e inkurajoj që edhe ajo ta ndërmerrë një hap të ngjashëm e mbase do të gjejë qetësinë shpirtërore!
Dhe, fatkeqësisht, nuk janë të paktë ata që bien në propagandën e një pseudo-gazetareje që anti-islamizmin e ka shndërruar në biznes profitabil.
Megjithatë, me zhurmën e saj ajo nuk mund t’i zbeh faktet se e njëjta Turqi ndaj të cilës ajo dhe islamofibë të tjerë vjellin vrerë ka hapur dyert pa viza për shqiptarët dhe ka investuar qindra miliona euro në çerdhe, shkolla, spitale, qendra kulturore e rekreative. Ndërkohë, Evropa vazhdon të na mbajë të izoluar dhe sa më “evropian” që paraqitemi, çuditërisht aq më lart ngritet shkalla e korrupsionit – luftimi i të cilit mbetet kusht themelor nga Bashkësia Evropian.
Por, për ta luftuar korrupsionin, Arbana Xharres do t’i duhej ta luftonte së pari shefin e vet. Andaj, në këtë situatë më të lehtë e ka që “rrezikun” ta kërkojë diku tjetër dhe të trillojë e shpifë marrëzisht në kurriz të atyre bashkëkombësve që strehuan qindra mijëra kosovarë në vitin 99′.
Shqiptaria sot nuk vuan dhe nuk është e rrezikuar nga radikalët fetar, por nga njerëzit si Arbana Xharra që trillojnë armiq imagjinarë që ta dëshmojnë guximin qytetar i cili iu mungon kur në pyetje janë “talebanët politikë” që shkatërruan thuajse çdo vlerë shqiptare e që na promovuan “intelektualë” të tipit të Arbana Xharrës që u vetshpallën “kalorës të krishterizmit” dhe “rojtarë të vlerave perëndimore”.
Ju zotëri, me siguri ose jeni turkfols ose turkofil. Por ska problem, po kuptojmë vegël e kujt jeni.
Me marveshjen turko-slave, shpërngulja e juve për në turqi në mënyrë “vullnetare”, vetëm është qeshtje kohe ,jo që ne shqipëtarët e dojmë këtë, por si ju ka pasur edhe më parë si realizues ,i marveshjeve si të vitit 1862, në Kanlixhe, paradje të Stambollit, pas vitit 1915 memorandumin turko-sërbe, Konventën e vitit 1938 sërbi-turqi, Marëveshja “xhentellmene” në vitin 1953 mes Tito dhe Fuad Kyprilli, Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, (marveshjet tinëzake turke që na quan në humënerë me qindra mijë shqipëtarë pa kthimë në anatoli),
– me vet faktin që ju barazoni – “rreziku nga Turqia”, me “respektivisht feja islame”, nuk jeni në gjendje ti daloni kombin-shtetin me fejën, tregon qartë se jeni vegël e interesave turke në Maqedoni.
Sa qesharake, ju përmendeni “investuar qindra miliona euro në çerdhe, shkolla, spitale, qendra kulturore e rekreative” !? nuk e di a e keni me tëvërt apo po talleni me ne shqipëtaret si te papjekur, të pa arsimuar!?
– këto investime nuk janë në dobi shqipëtare por për asimilim, investim është kur të investojshë si në Sërbi-industri, që të mundëson egzistensën e jo mvarshmëris prej turqve dhe slavëve, një prej elementëve primare për shpërngulje për në turqi, që ju po e kërkoni, spo kuptoni, sa të vegjël jeni në këtë kohe. Nuk ju thrasin kotë “proturqiqa”..
Komentimet, a janë publike! pasi përgjigjet nuk postohen, mos vallë senzurohen!?