PSP kërkon që të vendos se kush do të jetë dëshmitar i mbrojtur në lëndët e saj

Me ligjin e propozuar për ndryshimin dhe rregullimin e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, PSP kërkoi që të rregullohet kompetenca e Prokurorisë Publike për hetimin e veprave penale që kanë dal dhe janë të lidhura me përmbajtjen e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve në procedurën e mbrojtjes së dëshmitarëve, transmeton TetovaSot.
Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve përmban 6 nene.
Në nenin e 1 nga ligji i propozuar propozohet që të shtohet një nen i ri në procedurën e përfshirjes në Programin e dëshmitarëve të mbrojtur me të cilin shënohet se në rastet e përfshira me Ligjin për Prokurori Speciale Publike, Vendimin për përfshirje në Programin për dëshmitarët e mbrojtur e sjell Prokurori Publik i Prokurorisë Speciale Publike.
Me nenin 2 në raport me përmbajtjen e vendimit për përfshirjen në Programin shënohet obligimi për Prokurorin Special Publik para sjelljes së vendimit që të kërkoje pajtueshmëri me shkrim nga personi ndaj të cilit po zbatohet procedura e përfshirjes në Program.
Me nenin 3 është rregulluar procedura për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës së mbrojtjes e vërtetuar në program, ku për rastet e përfshira me Ligjin për Prokurori Speciale Publike, nëse edhe pas skadimit të afatit të masës së mbrojtur të vërtetuar në Program e përcaktuar me Marrëveshje, edhe më andej ekziston nevoja e mbrojtjes së personit, vendim për vazhdimin e aplikimit të masave të mbrojtjes e sjell Prokurori Special Publik.
Me nenin 4 rregullohet urgjenca e masave që i sjell Prokurori Special Publik në raport me procedurën e përfshirjes në Programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Neni i 5 e rregullon ndërprerjen e Programit të mbrojtjes së dëshmitarëve i përcaktuar se vendimi për ndërprerje të Programit mund që të sillet nga Prokurori Special Publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu