“Me daljen e BESËS në skenën politike u ndalua anëtarësimi i shqiptarëve në parti maqedonase!”

Televizioni “Nova” në emisionin “Studio e Hapur” që udhëhiqet nga Fitim Kryeziu, ka realizuar një emision për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të realizohen më 11 dhjetor në Maqedoni, ku të ftuar ishin partitë jashtëparlamentare.
Kastriot Rexhepi anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA ndër të tjera në këtë emsion ka thënë:” Edhe pas pas pavarësimit të Maqedonisë çështja shqiptare gjatë gjithë kohës ka mbetur pezull. Kur jemi këtu duhet të theksoj se VMRO DPMNE ka qenë mjaft konsisente në frymën e saj antishqiptare, me atë subjekti tjetër maqedonas ka patur një tendencë pas publikimit të përgjimeve, që të flet për çështjet qytetare, kështu ka tentuar të tërheq një pjesë të elektoratit shqiptar. Në taborin politik maqedonas vijon një luftë se kush është më shumë antishqiptar, e kush më pak për fat të keq… Por e mira e gjithë kësaj është që me daljen e Lëvizjes BESA në skenën politike trendi që votuesit shqiptar të anëtarësohen në parti maqedonas, menjëherë është ndalur. Dhe e gjithë kjo falë angazhimit tonë maksimalë me aktivistë e dashamirë në terren, duke biseduar me qytetarët shqiptar për hallet dhe problemet e tyre, se si ti zgjidhim ato bashkërisht, me çka edhe mendimet e tyre i kemi për bazë edhe në përpilimin e platformës poltike parazgjedhore që po e bëjme gati. Andaj e ardhmja politike për shqiptarët e Maqedonisë i takon Lëvizjes BESA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu