Nëse bën ujdi me “dreqin”, mos u shit “melaqe”!

Shkruan: Xhevdet POZHARI

Nëse bën ujdi me “dreqin”, mos u shit melaqe!

Hoxhë Halil Kastrati, i njohur për aktivitetet e tij bamirëse, paska zgjedhur Kadri Veselin si politikan që ta shoqërojë në familjet e varfra.

Personalisht, gjithmonë kam qenë kundër bamirësisë që bëhet publike. Por, me këtë veprim të këtij hoxhe dëshmohet se sa lehtë mund t’i humbësh të gjitha sevapet!

Kadri Veseli është i rrethuar me anti-kombëtarët dhe antiislamistët më të rrezikshëm.

Ky veprim i Halil Kastratit, zgjon dyshime se “bamirësia” e tij në fakt ka qenë veç marketing. Dhe kjë është e turpshme.

Kurrë s’më ka penguar e as që do të më pengojë nëse një bamirësi bëhet publike, anipse vetë besoj se më e ndershme është thënia “çfarë jep dora e djathtë, nuk duhet të sheh e mjata”! Me rëndësi “nijeti” të jetë i pastër dhe të buzëqeshin fytyrat e atyre që fati iu ka caktuar peshë më të rëndë mbi supe.

Anjëherë nuk kam kritikuar ashpër e as që do ta bëjë ndonjëherë shembujt e hoxhallarëve që përpiqen fjalët e Zotit t’i shpërndajnë edhe përmes alternativave të tjera, siç janë edhe rrjetet sociale, pos formave të njohura tradicionale.

Nëse ekranet e televizioneve kanë hapësirë të pafund për cullakëritë, sigurisht se një shoqëri duhet të ketë edhe anën tjetër, barazpeshuese, sidomos në këto kohë të turbullta ku është bërë “mish’mash” vlerash.

Nuk kam folur as kur emisione të caktuara iu kanë ndihmuar publikisht familjeve në nevojë dhe kanë ngjallur shpresën e pritjes tek mijëra familje të tjera të cilat jetojnë në varfëri të skajshme shkaku se kushdo që ishte në pushtet, përfitoi pamëshirshëm në kurriz të një populli që nuk zgjedh rrugë për ta braktisur vendlindjen. Të njëjtit politikanë që përfituan miliona në fatkeqësinë e një rinie e cila është degdisur në katër anët e botës, ndërsa nëse ua lejojmë do tua rrëmbejnë edhe kafshatën e fundit penzionistëve…

Kam heshtur edhe kur e kam ditur se emisione të caktuara bamirësie janë në përputhje me interesat shtetërore sepse zbusin revoltën e popullit. Kam heshtur ngaqë për mua më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ka qenë buzëqeshja e një hallexhiu, fshirja e lotit të një fëmije.

Por, nuk kam heshtur kurrë dhe s’do të heshti nëse këto misione fisnike keqpërdoren për të reklamuar burrështetas që udhëheqën parti të cilat janë shkaktaret kryesore të këtij mjerimi në Kosovë. Mos prisni nga unë kurrë të heshti kur për më tepër, të njetit burrështetas, ushqejnë dhe mbajnë gjallë ata që shpërndajnë urrejtje ndërvëllazërore dhe popullit të tyre jo vetëm që nuk ua lehtësojnë brengat, por edhe i provokojnë aty ku janë më të ndjeshëm – në lidhjen e tyre shpirtërore me Zotin, e vetmja mbështetje që u ka mbetur kur janë të detyruar të jetojnë në një kohë që udhëhiqen nga politikanë të pamëshirshëm dhe të pandjeshëm për fatin e popullit të tyre.

Andaj, siç jan kundër atyre që u dëshirojnë bekimin e Allahut e jetëgjatësi edhe burrështetasve e kryeministrave antishqiptar, njëjtë do të jem kundër çdo hoxhe me kollare dhe fytyrë rruar që misionin e bamirësisë do ta ngatërrojë me promovimin e shkaktarëve kryesorë të mjerimit dhe përçarjes brenda shqiptare.

Nuk është parë kurrë që “molla e shëndoshë” ta shpëtojë “të kalburën”, pos që dihet e kundërta!

Ndoshta, tani dhe në këto kohë mund të tingëlloj i vrazhdë dhe “radikal” për njerëz dashamirë, por jam i sigurtë se të njëjtit do të ndjeheshin më keq nëse një ditë cilindo shembull të tyre do ta shihnin në listën zgjedhore përkrah “xharrave”, “latifëve” dhe të ngjashnëve që e përbëjnë ekipin e Kadri Veselit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu