Një njeri kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë. Një natë para se të flinte u lut në vete: “O Allah, nëse edhe herën e shtatë më lind vajzë, do të divorcohem nga gruaja.”
Por në të njëjtën natë ai ëndërroi sikur i erdhi vdekja dhe kaloi në botën tjetër. U gjend pranë Xhehenemit dhe u hap dera e parë me qëllim që ta përpijë. Por, në derë e priti njëra prej vajzave të tij e cila nuk lejoi që babai i saj të hudhet në xhehnem: “Baba, nuk lejoj që ti të digjesh në zjarr!”
Pastaj, këtë njeri e dërguan tek dera tjetër e Xhehenemit. Por, aty e priti vajza e dytë me të njëjtat fjalë dhe shpëtoi. Kështu u përsërit në gjashtë dyert e Xhehenemit. Kur erdhi tek dera e shtatë, nuk ishte askush që ta shpëtojë dhe atë e kapën nga të gjitha anët për ta hudhur në zjarr dhe mu në atë moment u zgjua duke u dridhur i tëri. I përfshirë nga frika ai menjëherë ngriti duart dhe i’u lut Allahut: “O Allah, pashë Madhërinë Tënde, më dhuro edhe vajzën e shtatë!”
Fëmijët janë dhuratë, qofshin femra apo meshkuj, ngase Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë.
Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm. (SURJA ESH-SHÛRA, 49-50).
ETIKA E TREGIMIT:
Vajzat janë begati e dhuruar nga Allahu. Vlera e tyre nuk mohohet, ato janë nënat, ato janë motrat, ato janë gratë tona. Allahu e bëri vajzën të jetë çelës i Xhenetit për prindërit e saj, tua lehtëson atyre rrugën për në Xhenet dhe ti largon nga zjarri i Xhehenemit. Madje atyre që sillen mirë ndaj tyre, duke ua mësuar moralin dhe duke i edukuar mirë, u garantoi ringjalljen me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Njeriu besimtar duhet gjithmonë të gëzohet fëmijës që do lind, qoftë djalë apo vajzë dhe për këtë dhuratë e falënderon Allahun. E nëse Allahu ka dëshiruar dhe ka caktuar që dikush të ketë vetëm vajza, e ky me kujdes të veçantë i edukon dhe i rrit këto vajza sipas parimeve Islame, atëherë ky person në Xhenet do të jetë në shoqëri me të Pejgamberin a.s.
Transmetohet nga Xhabiri r.a, se i Pejgamberi a.s ka thënë:
”Kush i posedon tre vajza dhe është i butë ndaj tyre, i furnizon ato, i edukon ato dhe i marton ato, do ti bëhet atij obligim hyrja në Xhenet.
E pyetën njerzit: O i dërguar i Allahut! E nëse i ka dikush vetëm dy vajza? Pejgamberi a.s, tha: Po, kjo vlen edhe për atë i cili ka vetëm dy vajza.
Disa njerëz thanë: Sigurisht se po ta pyesnim edhe për atë që ka vetëm një vajzë, i dërguari i Allahut do të thonte se kjo gjë vlen edhe për atë i cili ka edhe vetëm një vajzë.” /InfoShqip.com