Ndërrimi i gjeneratave dhe barra e përgjegjësisë së tyre politike

Kaloi një çerekshekulli dhe u bë edhe ndërrimi i gjeneratave, me ndërrimin e të cilave po zbehet edhe kujtesa e tyre për flijimet dhe telashet që prinderit e tyre i kishin pasur për të siguruar bukën e gojes dhe arsimin e fëmijëve të tyre në gjuhen amtare! Edhepse ata bënë hapa modeste në avancimin e keëtyre të drejtave, edhe shume raste të bukura të kohes i humbën, pak nga mosdija, por më shumë nga prirja e lindur dhe gjenetike për pakëz pushtet dhe bajraktarizem me çdo kusht!

Deshti Zoti dhe ajo gjeneratë u rreshtua me forcat përparimtare properëndimore dhe shpëtoi nga zhdukja dhe asimilimi. Mençuria e atyre pak intelektualëve që kishin bërë shkollë pa hile, të vetëdishem për rëndësinë e momentumit historik, me durimin dhe përkrahjen e popullatës, dhe në fazën e fundit edhe me trimërinë e bijëve më të mirë të kombit, siguroi së paku një shtet të dytë shqiptar, sado i brishtë që është ai, në hapërimet e tij të para.

Por erdhi koha e ndërrimit të gjeneratës së vjetër nga fëmijët e tyre, të cilat si të vegjël, nuk e kanë ndjerë shumë dhimbjen e diskriminimit dhe poshtërimit vetëm për shkak të perkatësisë kombëtare, dhe u mbeti atyre pjesa e dytë e punës dhe rrugëtimit të pambaruar, por të shtruar me gurët e çmuar të sakrifices dhe mundit, të të parëve të tyre.

Shikuar nga prizmi i realitetit të mëparshem, kjo gjeneratë e ka punën shumë më të lehtë, sepse është rritur në një ambient më të relaksuar, me kushte më dinjitoze për jetesë dhe arsimim te papenguar nga të tjerët. Arsimimi në gjuhen amtare, nga ana tjetër e ka lënë pasdore njohjen e gjuhëve fqinje sllave, dhe kjo eshte një arsye më tepër që ata të luftojnë më shumë se prindërit e tyre për zyrtarizimin e gjuhës së tyre të studimeve, për t’u dalë zot diplomave dhe shkollimit të tyre dhe për të konkuruar në menyrë të barabarte në tregun e punës dhe të administratës publike dhe shtetërore.

Trysnia që ata duhet ta bëjnë në këtë drejtim është më se e domosdoshme për të siguruar ekzistencën e tyre jo vetëm fizike por edhe profesionale dhe dinjitoze njerëzore.
Megjithatë, kjo trysni do të ishte më e fortë, nëse do të ishte më e bashkuar në një grusht te madh, në menyre që goditja politike të ishte më e madhe. Përqëndrimi i forcës goditese i kesaj gjenerate, më të shkolluar dhe të përgatitur profesionalisht, pse jo edhe kombëtarisht, duhet parë në aderimin dhe përforcimin e rradhëve te partive të deshmuara kombëtarisht, përkundër njollosjes se tyre nga karrieristt dhe materialistët e momentit, si edhe në bashkimin e tyre në drejtim të përkufizimit dhe formësimit të interesit final kombëtar në këto troje, dhe asesi, në aderimin dhe në mashtrimin e rradhës qe u ofrohet atyre nga pala tjetër, në emër të të drejtave qytetare dhe globaliste, duke besuar naivisht se për ta do të kujdeset më shumë njerka se nëna qe i ka lindur dhe rritur.

Hidhërimi i tyre momental nuk duhet të jete arsyetim për ikje nga përgjegjesia historike që u takon, për vazhdimin e luftës deri në realizimin e tërësishem të interesave nacionale, dhe pastaj fetare, apo qytetare. Kombi mbetet akoma ideali me i lartë, perballe interesave të tjera, të cilat do të vijnë dhe bashkëngjiten vetvetiu në anijen e tij, si pjesë shoqeruese. Dhe këtë nuk do të na e realizojnë te tjeret nga keqardhja dhe simpatia ndaj nesh, por vetëm per ta shpëtuar hisen e tyre, kur të jenë te mbështetur për muri, dhe të detyrohen politikisht, nga realiteti i konstelacionit të forcave dhe shkathtësia jonë për t’i ballafaquar ata me realitetin e domosdoshmërisë për respektin reciprok, dhe ruajtjen e baraspeshës reale politike.
Prandaj, përfundimisht duhet kuptuar se nuk ka ardhuar ende koha per ‘qytetari’, pa e ndërtuar shtepine dhe oborrin tonë. Qytetaria do të vije në shprehje vetem kur të jemi të barabartë politikisht dhe ekonomikisht për të ndertuar pastaj ura të bashkimit dhe rrugët e qytetit tonë të përbashkët, dhe për të haperuar pastaj si të barabartë, drejt dhe bashkë me qytetet (shtetet) tjera të fqinjësisë pakëz më të largët!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu