“Ziadin Sela publikisht u qenka përgjigjur ftesës së Komandant Hoxhës për bashkëpunim opozitar duke treguar se ai është për bashkim. Por si çdo herë edhe këtë herë ai tregon hipokrizinë e pashoq që e ka. E para punës Ziadin Sela lidhi koalicion me RDK-në e cila me shumicën maksimale të kuvendarëve e shkarkoi kryetarin e saj Vesel Memedi konform statutit dhe ligjeve. Pastaj gjykatat e shkëlqyeshme dhe të drejta të Maqedonisë vendosën që kryetari të ishte Vesel Memedi dhe anashkaluan vendimet e organit më të lartë partiak. Në ditën e njejtë që gjykata vendos që kryetar ëshë Vesel Memedi ky i fundit shihet në foto duke buzëqeshur pranë Ali Ahmetit. Dhe për çudinë e gjithëve Ziadin Sela që vazhdimisht “leh” për gjyqësorin e korruptuar dhe të padrejtë të Maqedonisë shkon dhe publikisht përkrah dhe mban anën me Vesel Memedin, kryetarin që e vendosi gjykata dhe ndalon bashkëpunimin dhe tinëzisht “ua hedh” kryesisë dhe kuvendit të Rdk-së. Kjo pra është hipokrizia e Selës. Publikisht i shan gjykatat ndërsa nga ana tjetër punon sipas urdhërave dhe caktimeve të tyre. Në këtë kartë Sela luan edhe me bashkimin opozitar. Publikisht ai del 100% i besueshëm dhe për bashkim kurse kur vjen puna te konkretizimi ai ua hedh të gjithëve – fakt për këtë është takimi kur u takuan Besa, Uniteti dhe Rdk kurse Lr-Pdsh mungoi dhe Sela tha se nuk kishte marr ftesë kurse pastaj u demantua pasi Lr-Pdsh ishte njoftuar 3 herë nga nikoqiri në lidhje me atë takim. Ja pra kështu dalëngadalë duhet parë karta dhe loja e Selës dhe jo fjalët e tij përplotë eufori dhe karizëm. Siç duket Besa e ka kuptuar këtë prandaj nuk merret më shumë me Selën pasi e dinë se ai mund vetëm të shkaktojë më shumë përçarje edhe brenda subjektit të tyre ashtu siç bëri te RDK. Edhe kur është fjala te hipotekat ky zotëri shpesh herë shihet i përqafuar dhe në darka e dreka me Ramiz Merkon prandaj nuk dihet se çka lyhet e përzyhet edhe aty”, – shkruan analisti Hadi Osmani.