Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështetë kërkesën e prokurores speciale, Katica Janeva, e cila kërkon vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike.
Gruevski ka deklaruar se është siguruar buxheti, mjetet, e punësimit, hapësirat, logjistika dhe gjithçka që duhet, u ndryshuan ligjet e duhura së bashku me opozitën, prandaj konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë marrëveshje të re rreth PSP-së.
Ai ka bërë të ditur se do të paraqitet si dëshmitar në lëndën ”Puçi” nëse do të merr thirrje nga gjykata.