Ja sa është rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të 94% të votave në Turqi

Recep Tayyip Erdogan prin në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Me numërimin e reth 94% të votave, deri në këta momente Erdogan ka fituar reth 53%, ndërsa rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince, ka 30.5%.

Nëse pas numërimit të 100% të votave Erdogan fiton mbi 50% të votës së përgjithshme, ai do të shpallet fitues dhe do të shmangë rrethin e dytë të votimeve, shkruan InfoShqip.com

Gjithashtu në Turqi u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare. Edhe në këto votime prin Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP). AKP udhëheq me 43% të votave nga 92% të numëruara deri më tash, ndërsa opozita kryesore, Partia Popullore Republikane, ka 23%.

Zgjedhjet u mbajtën nën masa të rrepta të sigurisë, vetëm në Stamboll, mbi 38 mijë policë kanë qenë në detyrë. Shqetësime për kërcënimin e mundshëm të votuesve ka pasur sidomos në zonat juglindore të Turqisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu