Specialja ka dëshmitarë që do të provojnë se pushteti i ka vjedhur zgjedhjet

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka dëshmitarë të cilët japin prova se funksionarë të lartë të pushtetit i kanë kurdisur zgjedhjet në të kaluarën, mëson Agjencia Meta nga burime brenda PSP-së.
Dëshmitarët tash për tash janë të mbrojtur dhe emrat e tyre i dinë vetëm disa prokurorë, me qëllim të mbrojtjes së privatësisë së tyre, transmeton InfoShqip.com.

“PSP ka dëshmitarë që dëshmojnë se janë kurdisur zgjedhje. Ata do ta rrënojnë mitin për fitore të pastër të garniturës qeverisëse”, ka thënë për agjencinë një burim i afërt me PSP-në.

Nga vetë PSP-ja agjencisë maqedonase i janë përgjigjur se posedojnë me dëshmi, si materiale, ashtu edhe verbale, porse në interes të hetimeve nuk mund të zbulojnë më shumë detaje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu