Përfundoi seanca e sotme për rastin “Kumanova”, të premten seanca e radhës

Sapo përfundoi seanca e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova”, në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Kjo seancë ishte e shkurtër, pasi u mor në pyetje vetëm një dëshmitar i mbrojtur.

Seanca e radhës do të jetë e hapur dhe do të mbahet të premten. Në të pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Gjykimi i rastit Kumanova edhe sot do të vazhdojë me dyer të mbyllura, raporton Portalb.

Nga Gjykata njoftojnë se në radhë ka mbetur edhe një dëshmitarë i mbrojtur, nga njësiti special, për të dëshmuar nga 42 sa ishin gjithsej.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu