Muhamed Zekiri, anëtar i Komitetit Qendror të LSDM-së, ka kritikuar partinë shqiptare në pushtet BDI, sepse sipas Zekirit, BDI njëjtë si partneri i tij politik OBRM-PDUKM, nuk do të votojë asnjë nga kërkesat e PSP-së, transmeton InfoShqip.com
‘Pas Talat Xhaferit edhe shefi i tij Nikolla Gruevski doli me qëndrim se nuk do të votojnë asnjë nga kërkesat e Prokurorisë Speciale, gjegjësisht ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Me këte edhe njëherë haptazi ky koalicion i së keqes OBRM-BDI u thanë qytetarëve se janë kundër zbardhjes së rasteve ‘MONSTRA’, ‘SOPOTI’, ‘NESHKOVSKI’, etj!
A thua pse nuk duan që të zbardhen këto raste?
BDI si do ta arsyetoni para qyetarëve edhe këtë herë vazalitetin tuaj ndaj OBRM-PDUKM-së dhe Gruevskit’, pyet Zekiri BDI-në në një status të tijin në Facebook.