Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka thënë se ka pak njohuri për Përfaqësuesen e Kosovës.
Ish-futbollisti i njohur botëror thotë se ekipi i tij duhet ta konsiderojë këtë lojë si krejt të tjerat, pasi e sheh atë si mjaft të rëndësishme.
“Ndeshjet kundër Kosovës janë po aq të rëndësishme si ato ndaj skuadrave tjera. E di se ndeshja do të zhvillohet në terren neutral, por e di se tifozët tanë do të vijnë edhe në Poloni, por edhe nëse loja do të zhvillohej në Australi”, ka thënë Shevchenko, shkruan Zëri.
“Unë e njoh shumë pak ekipin përfaqësues të Kosovës. Në këto raste, është e vështirë të thuash se çka pret nga kundërshtari”.
“Do t’i analizojmë dy ndeshjet e tyre, me Finlandën dhe Kroacinë”, ka thënë Shevchenko. Kosova do të luajë me Ukrainën më 9 tetor në Poloni.