Çështja e ish-kryeministrit Buçkovski kthehet për rigjykim

Këshilli gjykues i Gjukatës Supreme ka pranuar kërkesën e të dënurve për rastin “Pjesët e tankeve” dhe e ka kthyer procesin për gjykim nga fillimi. Siç informon “Utrinski Vesnik”, Gjykata Supreme i ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 1 korrik 2013 dhe të Gjykatës së Apelit të datës 30 qershor 2014 dhe ka urdhëruar rigjykim të rastit. Vendimi do të bëhet publik në momentit që do të nënshkruhet nga të gjithë gjykatësit – informon Zhurnal.

Procesi i bujshëm gjyqësor ka përfshirë ish-kryeministrin Vllado Buçkovski dhe ish-shefin e Shtatmadhërisë së ARM-së Metodi Stamboliski të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohen se kanë shpërdoruar 2.5 milionë euro.

Nëse rifillon gjykimi i këtij rasti i cili deri tani ka zgjatur 9 vjet, kz do të jetë një nga rekordet e kohëzgjatjes së gjykimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu