Në fillim na u duk edhe neve shaka apo photoshop, por për fat të keq është e vërtetë. Nëse ju hyni në Google dhe shtypni vetëm këto dy fjalë “why is”, që e përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë “përse është”, do të shikoni që rezultati i tretë dhe i katërt i sugjeruar nga Google janë përkatësisht “përse Shqipëria është kaq keq” dhe “përse Shqipëria urrehet”. Këtë mund ta provojë secili prej jush mjaft thejsht, duke klikuar këto dy fjalë qoftë nga celulari apo qoftë nga kompjuteri juaj.