Pala serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e gërmimeve në lokalitetin Kizhevak të Serbisë, për të cilin ekzistojnë dyshime për persona të pagjetur, të zhdukuar gjatë luftës së fundit të Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për TribunaChannel Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu.
Sipas Gërxhaliut sfida kryesore për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur mbetet, mos dhënja e informacioneve të sakta për vendndodhjen e varrezave masive.