Në historinë e kampionatit botëror janë përsëritur 12 shtete në finale, ndërsa vetëm 8 shtete kanë fituar deri më tani kampionatin botëror.
Franca, Brazili, Anglia, Argjentina, Gjermania, Spanja, Uruguaji dhe Italia, kanë qenë shtetet e vetme që kanë ngritur të paktën një herë titullin e kampionit botëror.
Në mesin e shteteve që kanë qenë në finale por nuk kanë fituar botëror janë Suedia, Çekosllovakia, Hungaria dhe Holanda.
Pas diskualifikimit të Brazilit nga Belgjika tani mbeten Franca Belgjika, Rusia, Kroacia, Anglia dhe Suedia.
Anglia dhe Franca janë të vetmet shtete nga të mbeturat që kanë fituar ndonjëherë botërorin, ndërsa Suedia është i vetmi shtet nga ata që janë ende në lojë, që ka shkuar deri në finale./InfoShqip.com