Gjuriq, Kadri Veseli duhet të fillojë të lexojë

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka vënë nën dyshim aftësinë për lexim të Kadri Veselit, teksa ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Parlamentit të Kosovës për “raportet sekrete” të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën.

Veseli u shpreh sot se presidenti serb “nuk ka nevojë të lexoj çdo ditë 500 faqe raporte për Kosovën, mjafton ta lexoj një herë të vetme Kushtetutën e saj”.

Për këtë deklaratë, Gjuriq ka thënë se ndoshta është më mirë që Kadri Veseli të lexojë vet diçka, shkruan mediumi serb Danas.

“Fakti që kryetari i Kuvendit të Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Kadri Veseli, ka vërejtur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq lexon – ndoshta do të thotë se ai vet duhet të fillojë të lexojë, nëse di, meqë politikat dhe veprimet e tij nuk janë më relevante”, tha Gjuriq.

Gjuriq tha se është mirë që Veseli të ndjekë të gjitha deklaratat politike dhe aktivitetet e presidentit dhe zyrtarëve të tjerë të Serbisë.

“Serbia është shteti i tij”, ka thënë Gjuriq. /Insajderi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu