Një person u dëmtua dhe katër të tjerë u lënduan, tha Kryqi i Kuq, në festivalin e Pamplonës që po mbahet në Spanjë. I plagosuri u kap në brirët e një demi të shtunën, statistikisht dita më e rrezikshme e festivalit një javor.
Ndërkohë katër të tjerë u dërguan në spital më lëndime të lehta nga rënia.
Vrapimi bëhet përgjatë një rruge 875 metra të gjatë në qytetin në veri të Spanjës, nga dalja e demave e deri në çuarjen e tyre në arenë.
Vrapimi mbaron për rreth dy minuta e gjysmë, me rreth 2000 njerëz që marrin pjesë çdo vit.
Sipas zyrtarëve në Pamplona, mesatarisht qindra njerëz plagosen çdo vit gjatë festivalit.
Ndonëse disa kanë nevojë për trajtim mjekësor, lëndimet nga rëniet janë shumë më të zakonshme sesa dëmtimet e shkaktuara nga demat apo turma.
Që në vitin 1910, të paktën 16 vetë kanë vdekur gjatë festivalit. Vrapimet më vdekjeprurëse ndodhën në vitin 1947 dhe 1980.
Viktima e fundit e këtij festivali është Daniel Jimeno Romero, i cili u godit në qafë nga demi në 2009, gjatë garës së katërt të festivalit.
Shumica e vrapuesve janë burra, gratë janë lejuar të marrin pjesë nga viti 1974.