“Ashtu siç kishim paralajmëruar më parë, sot – me ndërmjetësim të Këshillit Opozitar – u arrit marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare.
Kjo arritje vjen pas takimeve intensive që janë mbajtur ndërmjet komisioneve përkatëse, ndërsa sot u finalizua në takimin e kryetarëve Bilall Kasami e Fadil Zendeli. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Këshillit Opozitar, Arjanit Hoxha.
Ndërkohë kjo marrëveshje ka mbetur të kalojë në Këshillin Qendror të Lëvizjes BESA, respektivisht në Kuvendin Qendror të Rilindjes Demokratike Kombëtare, që pastaj të bëhet edhe solemnizimi i saj.
Në kohën kur populli shqiptar në Maqedoni e pret një opozitë të bashkuar, Këshilli Opozitar bëri të pamundurën që kjo marrëveshje të arrihet dhe shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’u jepet mundësi që me një të rrethuar ta mundin të keqen e madhe që e ka kapluar kombin shqiptar në Maqedoni, të përfaqësuar përmes këtij pushteti”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.