Njohësit e çështjeve politike kanë qëndrime të ndara sa i përket mbajtjes së zgjedhjve më 11 dhjetor.
Analisti Xhelal Neziri, thotë se gjithçka do të varet prej asaj se çfarë pengesash do të paraqiten deri në mbajtjen e ditës së zgjedhjeve më 11 dhjetor.Ai vlerëson se deri më tani shohim një bllokad totale dhe një fushatë agresive rreth Prokurorisë Speciale, e cila është shtylla e Marrëveshjes së Përzhinos si dhe një refuzim të VMRO DPMNE-sëdhe BDI rreth kërkesave të Prokurorisë Speciale që të ndryshohen disa ligje. Ndërsa, nga ana tjetër, siç thotë ai, “kemi një implementim të cunguar tëMarrëveshjes së Përzhinos”.
Nga ana tjetër, analisti, Branko Geroski, vlerëson se ekziston tendencë për shtyrje të zgjedhjeve por nuk mund të thotë se kush është i frikësuar nga zgjedhjet, megjithatë ai vlerëson se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.
“Mendoj se në kampusin opozitar ka vullnet të fortë që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor dhe mendoj se edhe kapacitetet janë të tilla, forcat janë të vendosura në atë mënyrë që amplituda më e lartë e opozitës të jetë para asaj date. Eventualisht nëse ka besueshmëri që partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI që ndoshta do të mundin që të bëhet diçka në momentin e fundit që të ndalohen zgjedhjet apo të anulohen mund që ajo të jetë arsyeja por sërish do të them, ekziston marrëveshje politike dhe ajo është në fuqi dhe sërish do të them që zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor”, tha Branko Geroski, Analist.
Megjithatë, sipas Nezirit, nëse kjo do të ndodh do të varet nga vendimi i cili mund të marrë Gjykata Kushtetuese, vendim i cili mund të abrogoj Ligjin për Prokurorinë Speciale gjë që do të zhbënte edhe Marrëveshjen e Përzhinos.