Apeli shtyn gjykimin e Ivanoviqit, nuk do gjyqtar shqiptar

Gjykata e Apelit ka vendosur shtyrjen e gjykimit për Oliver Ivanoviçin, pasi avokatët mbrojtës të tij, kanë kërkuar përjashtimin nga procedura të anëtarit të Kolegjit Gjzqësor Driton Muharremi, me shtetësi kosovare.

Seanca është shtzrë për shkak se treupi gjykues nuk e ka marrë ende një vendim për kërkesën e tij.

Ditë më parë, mbrojtja e Ivanoviqit kishte thënë se një gjyqtar që ka kombësi shqiptare nuk mund të jetë objektiv me të pandehurin serb.

Politikani serb, bashkë me Dragolub Delibashiçin, Aleksandar Lazoviçin dhe babë e bir, Ilja e Nebojsha Vujaqiqin akuzohen për krime të rënda, përfshirë edhe ato të luftës.

Ivanoviq ka dy aktakuza, një për vrasjet e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, ndërsa aktakuza tjetër atë e ngarkon bashkë me të tjerët për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu