Takim Zaev-Zhbogar: Në dhjetor zgjedhje të rregullta dhe qeveri demokratike

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev i shoqëruar nga nënkryetarja Radmila Shekerinska, sot në pasdite është takuar me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Gjatë fjalës së tij, Zaev ka thënë se zgjedhjet e dhjetorit të cilat sipas tij do të jenë të lira dhe demokratike, do t’i japin fund krizës politike në vend.

“Ne jemi të bindur se në zgjedhjet e dhjetorit të cilat duhet të jenë të drejta dhe të lira do të ndodhin ndryshime të cilat do të hapin rrugën për jetë më të mirë të qytetarëve dhe për një Maqedoni me perspektivë”, ka thënë Zaev.

Në takim është theksuar gjithashtu edhe përkrahja për punën e Prokurorisë speciale publike e cila ka rol kyç në sigurimin e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu