Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka paralajmëruar një konferencë për shtyp për nesër në orën 10:00 të mëngjesit.
Sipas PSP, gjatë kësaj konference do të behet publik fillimi i një hetimi të ri, me emrin e koduar “Thesari”.
Ky do të jetë hetimi i gjashtë i nisur nga PSP, por ende nuk ka një rast që të ketë filluar gjykimin e të pandehurve.
Më herët, PSP ka paraqitur dy propozim aktakuza në GjykatënPenale, të cilat nëse pranohen do të fillojë dhe procesi gjyqësor.
Ajo që bie më sy është se të gjitha hetimet mbajnë emra të koduar që fillojnë me germën “T”. /albeu.com/