Këshilli për Etikë reagon për sjelljen e zyrtarëve qeveritar ndaj punonjësve mediatik

Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (SEMM) ka reaguar ndaj pengimit të kryerjes së punës së disa fotoreporterëve nga ana e punonjësve qeveritare gjatë takimit të mbrëmshëm të liderëve. Siç thuhet në kumetesën e Këshillit për etikë, qeveria duhet të marrë në shqyrtim çështjen e djeshme, në të cilën disa fotografëve u është kufizuar qasja për të punuar gjatë takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, shkruan InfoShqip.

Shërbimi i punëtorëve zyrtarë me fjalor të papërshtatshëm dhe të pa matur ndaj punonjësve mediatik është i papranueshëm, dhe   gjithashtu   është në kundërshtim me dispozitat e kodit të etikës për zyrtarët shtetëror. Puna e gazetarëve, fotografëve dhe punonjësve të tjerë të mediave duhet të jetë e lirë nga çdo kërcënim dhe presion, dhe shteti, në përputhje me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përgjegjës për marrjen e të gjitha masave aktive për të krijuar dhe për të ruajtur një klimë të favorshme për lirinë e shprehjes. Ne kujtojmë se kjo përgjegjësi vjen nga rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të medias.”-thuhet në kumtesën e Këshillit për Etikë në Media./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu