Aksion policor në Gostivar, arrestohen 15 persona

Policia mbrëmë në ora 23 ka realizuar një aksion policor gjatë të cilit kanë arrestuar së paku 15 persona në Gostivar dhe rrethinë, transmeton infoShqip.

Siç kanë njoftuar nga ministria e Punëve të Brendshme, në objektin hotelierik në fshatin Çegran, pronë e personit A.Sh. 50-vjeç nga Çegrani, janë ndaluar 9 famra, nga të cilat 7 shtetase të huaja dhe 2 shtetase të Republikës së Maqedonisë, të cilat si këngëtare dhe valltare, i kanë argëtuar të pranishmit në lokal.

Nga sektori për punë të brendshme Tetovë sqarojnë se gjashtë prej tyre janë të moshës pre 21 deri 47 vjeçare nga Republika e Shqipërisë dhe 1 nga Republika e Greqisë, ndërkohë që bashkë me vallëtaret është arrestuar edhe pronari, dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.

Në kuadër të këtij aksionin policor, në objektin hotelierik, me lokacion në rrugën ,,Tode Bogdanovski,, në Gostivar, janë ndaluar 4 shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës prej 22 deri 39 vjeçe, të cilat  bashkë me pronarin e lokalit janë arestuar dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu