Sela e Kasami po presin ftesë për në takimin e liderëve, ftohet Kasami

Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela dhe lideri i njërit krah të Lëvizjes Besa,  Bilall Kasami, sipas Plusinfo, presin që gjithashtu të ftohen për takimin e liderëve sot në orën 12.

Dje, Kasami i ka thënë kryeministrit Zaev që në formatin e përfaqësuesve të katër partive duhet ftuar ai sepse sipas parimeve të vendosura tashmë për pjesëmarrjen e udhëheqjes nuk i referohet numrit të deputetëve, por numrin të votave të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por kjo duket se ka pasur ndikim pozitiv tek Zaev, meqë pikërisht Kasami është lideri i katër që do të ulet me Zaev, Ahmetin e Mickovskin në takimin e liderëve që do të fillojë nga ora 12.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu