Hoxha: Mi jepni “bombat” t’ua tregoj amoralitetin dhe pisllëkun e BDI-së

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë se, ka adresuar akuza të rënda në adresë të BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmetit, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend janë disa nga arsyet pse BDI nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në qershor. Ahmeti madje si arsye ka përmendur edhe muajin e ramazanit, meqë sipas tij BDI-ja respekton agjërimin. Këto janë gënjeshtra, por i poshtri nuk ka turp”, u shpreh Hoxha.

Ai tha se, Ahmeti ka frikë nga materialet e përgjuara, ku ai dhe funksionarët e tij janë të përfshirë në krim e amoralitet.

“Ende na flet për NATO ky i mjerë. Tensione ndëretnike, bile edhe ramazanin po e përmend që asnjëherë nuk e ka agjëruar . Por siç po e vërej unë ky matrapaz paska frik më së shumti ….materiale të incizimit qe na qarkullojnë nëpër duar të shumta… Si duket paska sharruar thellë ky horr në të kaluarën, në dëm të Shqiptareve.

Zaevi deri tani ua paska publikuar vetëm disa incizime të lehta . Kisha lutur ata të cilët i kanë këto materiale të mi sjellin mua. S’ka çmim në këtë botë që mund të më ndalon ti publikoj e jo ma prokurorja speciale. Kam dëgjuar shumë thash e theme se Aliu e Musa Xhaferi në këto incizime kanë ofenduar Pejgamberin alejhi selam dhe është mirë që të publikohen dhe ta shohin pastaj ata të cilët agjëron se a do të votojnë për DUI -BDI.

Kam dëgjuar se ka me qindra mijëra incizime për Ali pisin, Musa Xaferin,Ermira Memetin, Bekir Hasani,Nevzat Bejten, Abdylaqim Ademin etj. Sipas thash e thëmëve ka përzierje edhe në moral të Shqiptareve prej këtyre horrave që as erë e njerëzimit nuk iu vjen. Dhashë Zoti I madh që këto incizime të bien në duar të mija dhe nuk do të kenë fytyrë këta Pisa as para anëtareve të familjeve të tyre të dalin përball në të ardhmen. Si duket edhe Zaevi ka patur frik ti publikon se ka has në incizime komprometuese edhe për personat e afërm të tij dhe për atë nuk ka guxim ti sulmon kriminelet Sashon dhe Gruevskin. Duhet pa tjetër që këto incizime të dalin në publik dhe kriminelet të thejn qafen dhe te lirohen qytetaret e Maqedonisë nga kthetrat mafiozo- kriminele”, wshtw shprehur Hoxha./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu