Në tavolinën me popullin, vendi i liderit i takon Ziadin Selës!

Nga: Driton Nebiu

Si njerëz që jemi, të gjithë lindim të barabartë, e jeta e mëtejshme na bën të dallohemi secili veçmas prej tjetrit, qoftë për nga fizionomia, aftësitë mentale, veprimi e statusi shoqëror që kemi.

Të veçant siç jemi, megjithate ekzistencën e kemi përcaktuar si një tërësi, në organizime të ndryshme shoqërore, po edhe politike.

Kudo kemi nga një prijës, të parin e familjes, të fisit e të kombit. Secili ka aftësia të caktuara menaxhuese, por rrallë kush ka aftësinë apo karizmën e të qenurit Lider. Këtyre ditëve, kur vendi ynë, gjendet para një sfide të veçant në rrugëtimin e përcaktuar nga shumica e qytetarëve të saj, drejt strukturave euroatlantike – NATO dhe BE, jemi dëshmitar të takimeve të titulluara “Takim i liderëve” dhe tentimit për të arritur një marrëveshje konsensuale për këtë çështje, dhe kjo në parim, pamvarsisht vërejtjeve që mundë të kemi, duhet të përkrahet, sepse ka për qëllim një të mirë të përgjithshme. Por, qasja e atyre që organizojnë këtë lloj takimi dhe përzgjedhja e atyre që bartin epitetin lider, doemos duhet të analizohet.

Menjanimi, apo ikja nga ballafaqimi me liderin real opozitar, të atyre që përfaqësojnë pushtetin, padyshim se prapa vete nuk ka qëllime të sinqerta për zgjidhjen e çështjes, por në brendi mbartë frigën e akumuluar nga mosmenaxhimi dhe mospërfaqësimi si duhet i interesave të popullatës në legjitimitetin e të cilit thirren.

Sot, secili në këtë vend dhe jashta vendit, e ka të qartë, se struktura e cila mbron interesin e indit shqiptar është Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj Ziadin Sela. Njeriu i cili interesin e kombit, e ngriti mbi ate personal apo grupor, duke sakrifikuar persoanlisht por edhe me strukturën që përfaqëson, duke hequr dorë nga pozita e të qenurit pushtet e pa pushtet, dhe duke u përcaktuar si zëri opozitar shqiptar, gjithnjë në vijën e përmirësimit dhe avansimit të të drejtave të popullatës. Dhe kjo, dikujt po i pengon.

Mosbërja ftesë për pjesëmarrje në tavolinën e liderëve për Ziadin Selën, nuk e ulë vlerën e tij si lider i shqiptarëve, por e tregon fytyrën e vërtetë të atyre që kaq vite e nëpërkëmbin vullnetin e shqiptarëve, vetëm për të mbrojtur pozitat e tyre të vasalit në qeverisje.

Kjo nuk e dëmton Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët, përkundrazi ky anashkalim dëshmon se në tavolinën e sotme, nuk kishte opozitë shqiptare, por kishte vasalitet, dhe kjo tanimë për elektoratin shqiptar është mëse e qartë.

Tavolinat do të mbushen e do të zbrazen, ashtu siç është mbushur kupa e durimit e popullatës së tradhëtuar nga ata që thirren në legjitimitetin e po të njejtit, dhe definitivisht kjo kupë do të zbrazet… Në ditën kur sovrani, do të thojë fjalën e vet…

Fjalën reale, se kush kë përfaqëson. Ftesa për tavolinën ku pjesmarrës do të jetë populli dhe lideri, nuk do të ketë vend për të tjerët, aty do të ulen vetëm ata që politikën nuk e shohin interes personal, por mbrojtje e të drejtave kolektive.

Populli është me liderin – me Ziadin Selën, andaj kjo u pengon “pushtetarëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu