Fondi për Inovacione harxhohet për të kënaqur “të dëgjueshmit” e Zaevit

Fondi për Inovacione në Maqedoni i ndau 10.5 milionë euro për projekte invoative në kuadër të planit për rritje ekonomike. Por shpërndarja e këtij fondi në mënyrën që është bërë ka nxitur reagime të mëdha në opinion dhe në rrjetet sociale.

Përkundër asaj që përmban emri, shumica e mjeteve të këtij fondi kanë shkuar për të mbajtur të lumtur të afërmit dhe mbështetësit e kryeministrit Zoran Zaev, ka theksuar opinionisti Naser Pajaziti në ragimin e tij në rrejtin social Facebook, transmeton InfoShqip.

Nga ky fond që është pjesë e buxhetit u shpërblyen gazeta “Sloboden Peçat” me pronar serb, që ja mban ‘zhagin’ LSDM-së, shtypshkronja “GINIS” e deputetit të LSDM, Hari Lokvenec dhe shumë shpejt do të dihen edhe emra të tjerë. Shumat që kanë përfituar janë nga 100 mijë deri 200 mijë euro.” – thotë Pajaziti.

Sipas tij, kjo është një vazhdimësi e qeverisjes së kaluar, por me një taktikë që i ka këmbët e shkurtëra. Derisa Gruevski jepte miliona përmes reklamave qeveritare, Zaevi tash po i shpërblen disa media dhe portale anonime maqedonase me projekte innovative përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, thotë Pajaziti.

“Ata që u shpërblyen u thirrën nëpër takime dhe ishin rekomanduar që të aplikojnë, derisa në një kërkesë time tek një zyrtar për tu informuar më detajisht më thanë se kryesisht bëhet fjalë për biznese në fushën e teknologjisë dhe se kishin idenë se çfarë po ndodhë. Sa për informim kjo është shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje ekonomike dhe ato janë edhe paratë tona. Mjaft më me këto pisllëqe!!!”-Përfundon reagimin në profilin e tij në facebok Pajaziti.

Por reagime ka pasur edhe nga shumë persona dhe komunitete të tjera.

Në një tjetër reagim kërkohet reagim nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke aluduar se asnjë kompani apo individ shqiptar ka arritur të përfitojë nga kjo iniciativë e Qeverisë, trasnmeton InfoShqip.

“Mashtrime në emër të biznesit, inovacionit dhe zhvillimit të bizneseve kreative.
Kështu Fondi i ashtuquajtur për inovacione kompenzon mediat e favorizuara.
A ka institucion që përfaqëson kompanitë shqiptare?
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore?”

Edhe portali Republika.mk shkruan se kjo nuk është hera e parë  një medium të marrë fonde në një mënyrë apo tjetër nga pushteti.

“Gazeta “Sloboden Peçat”, ku kryeredaktori Branko Geroski mori një grant prej 10 milionë denarësh nga Fondi i Inovacionit i Republikës së Maqedonisë. Paratë u dhanë në thirrjen e parë publike për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga Plani për  rritje Ekonomike – shtylla e tretë.” -shkruan Republika.mk

Në një dokument të botuar nga Fondi i Inovacionit, thuhet se kjo gazetë, sipas portalit Republika,  pro-qeveritare ka marrë paratë për blerjen e një makine shtypi dhe një hapsire pune.

 

Të premten në Filarmoninë Maqedonase, fituesit e granteve të Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik u fotografuan me Kryeministrin Zaev, Zëvendëskryeministrin Angjushev dhe Drejtorin Despotovski. Aty nuk kishte të pranishëm përfaqësues të  Slloboden Peçat./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu