“Paracetamoli” nuk vret vetëm dhimbjen, por diçka edhe më të rëndësishme

Marrë parasysh në studimet paraprake rreth këtij ilaçit, të cilat tregojnë se “paracetamoli” mpin ndjenjat e gëzimit, ka edhe shumëçka për të mësuar rreth tij, thonë ekspertët nga universiteti shtetëror në Ohajo. “‘Acetaminofen’ (emërtimi amerikan për “paracetamol”), mundet ta pakësojnë aftësinë e empatisë, që është brengosëse.

Empatia është e rëndësishme. Nëse grindeni me bashkëshortin, e paraprakisht keni marrë  ‘acetaminofen’, aftësia juaj për ta kuptuar pse e keni lënduar mund të zvogëlohet”, shtojnë ata. Ky nuk është efekti i vetëm befasues i tij. Studimet paraprake sjellin përfundimin se analgjetiku lehtëson marrjen e vendimeve të vështira.

“Njerëzit kanë aftësi unike që të marrin vendime të duhura”, thonë shkencëtarët. Kur e bëjnë këtë, nganjëherë përdorin fjalë që vijnë në kontakt me dhimbjen fizike, për shembull kur thonë “zemra më dhemb” që u duhet ta shesin shtëpinë në të cilën kanë jetuar me vite.

“Sjellja e vendimeve të tilla mundet të jetë e dhimbshme, por analgjetiku kundër  dhimbjes fizike mundet ta zbutë këtë efekt”, theksojnë shkencëtarët. Përfundimisht,  “paracetamoli” mundet ta zbutë dhimbjen, theksojnë studiuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu