Të gjithë njohim një person që gjithmonë ka shumë ftohtë sado ngrohtë të jetë. Nëse jeni një femër atëherë nga natyra ju prireni të keni më ftohtë se meshkujt pasi një sasi e konsiderueshme e ngrohtësisë së trupit shkon për organet jetësore duke lënë duart dhe këmbët e ftohta. Por nëse kjo arsye lidhet me femrat, po arsyet e tjera që lidhen me të dyja gjinite cilat janë?
Nëse niveli i yndyrnave është nën normalen, trupi priret të jetë më ftohtë se zakonisht.
Dehidratimi gjithashtu mund të ndikojë në temperatuRën e trupit, pasi është uji ai që ruan nxhetësinë e trupit për ta shpërndarë më tej.
Arsye të tjera të mundshme përfshijnë nivelet e ulëta të hekurit ose vitaminës B12, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën. Nëse duart apo këmbët i keni gjatë gjithë kohës të ftohta kjo lidhet me qarkullimin e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.