Gazeta Lajm: Bashkimi i opozitës shqiptare alarmon pushtetin, Fadil Zendeli kërcënohet me një vit burg?!

Pushteti maqedonas si duket është alarmuar nga bashkimi i opozitës shqiptare, nga frika se ky bashkim do të rrezikojë partinë aktuale shqiptare në pushtet, që përkrahet nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, raporton Gazeta Lajm. Vetëm disa ditë pas bashkimit të opozitës shqiptare, prokuroria publike në vend ka nisur hetim kundër Fadil Zendelit të RDK-së edhe atë për shkelje të rëndë të Kodit Penal, (nenit 391), për gjoja paraqitje të rrejshme në opinion, në media, takime të ndryshme, dhe të gjitha këto në emër të kryetarit të RDK-së, dhe për këtë rrezikon 1 vit burg.

Siç mëson TetovaSot nga burime të sigurta pranë RDK-së merret vesh se Prokuroria Publike ka njoftuar RDK-në se ka nis hetime serioze dhe shumë shpejtë pritet të ngritet edhe padi penale.

Ndryshe ditë më parë me ndërmjetësim të Këshillit Opozitar, u arrit marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare nga Fadil Zendeli.

“Kjo arritje vjen pas takimeve intensive që janë mbajtur ndërmjet komisioneve përkatëse, ndërsa sot u finalizua në takimin e kryetarëve Bilall Kasami e Fadil Zendeli. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Këshillit Opozitar, Arjanit Hoxha… Në kohën kur populli shqiptar në Maqedoni e pret një opozitë të bashkuar, Këshilli Opozitar bëri të pamundurën që kjo marrëveshje të arrihet dhe shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’u jepet mundësi që me një të rrethuar ta mundin të keqen e madhe që e ka kapluar kombin shqiptar në Maqedoni, të përfaqësuar përmes këtij pushteti”, u tha nga Këshilli Opozitar.

arjanit-bilall-fadil


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu