Maqedonia sot shënon Ditën e Republikës, 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, njofton MIA.
Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim.
Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Festimi në Qendrën përkujtimore KAÇKM në Pelince do të fillojë në orën 11. Në delegacionin, të cilin do ta kryesojë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e Drejtësisë Renata Deskoska dhe i Kulturës, Asaf Ademi. Ata do të vendosin lule në Qendrën përkujtimore, ndërsa fjalimi i kryeministrit Zaev është paraparë për në orën 11.30 minuta.
Solemniteti në Pelince do të pasurohet me program kulturor, me pjesëmarrjen e korit “Vardar”, ansamblin “Tanec” dhe SHKA “Emin Duraku”.
Festimi në Shkup do të fillojë në orën 10 para monumenteve të KAÇKM-së dhe të Nikolla Karevit, ku lule do të vendosin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe i Diasporës Edmond Ademi.
Delegacioni në orën 10:30 do të vendosë lule para monumentit të Metodija Andonov-Çento, kryetari i parë i Prezidiumit të KAÇKM-së, ndërsa në orën 10:45 kryetari i Kuvendit, Xhaferi do të ketë fjalim.