Sa shpesh duhet ta ndërroni deodorantin?

Djersitja është një mënyrë e natyrshme e ftohjes së trupit dhe largimit të substancave të dëmshme, kurse dermatologët rekomandojnë që të ndryshohet deodoranti çdo gjashtë muaj, pasi trupi adaptohet të mos reagojë.

Ata sqarojnë se lloje të ndryshme të djersitjes, të tilla si ato të shkaktuara nga stresi, stërvitjet apo nga të nxehtit, kanë një strukturë kimike karakteristike dhe në këtë mënyrë, për shembull, “aroma” e stresit mund të jetë tepër e pakëndshme.

Mënyra më e mirë për të parandaluar erën e pakëndshme nën sqetull është deodorant me sferë, por nëse personi është alergjik, mund ta bëjë atë vetë duke përdorur vajra të ndryshme dhe ekstrakte me aktivitet antibakterial. Njollat e verdha në rroba shfaqen për shkak të reagimit të aluminit me djersën apo rrobat dhe për këtë arsye është e nevojshme që të lexohet me kujdes përshkrimi në antidjersë.

Dermatologët gjithashtu paralajmërojnë të mos e teproni me sapun antibakterial dhe dush. Ata zbulojnë “sekretin” duke thënë se deodoranti për meshkuj dhe femra janë dredhi marketingu, sepse përbërja e tyre është e njëjtë, kurse i vetmi ndryshim është paketimi dhe aroma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu