Në seancën e sotme kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, dëshmoi vetëm Murat Luftiu, ndonëse të ftuar ishin tre dëshmitarë. Dëshmia e Muratit i cili foli për maltretimin e tij nga policia gjatë momentin kur ka lëshuar shtëpinë, u ndërpre në gjysmë nga prokurorja me pretendimin se dëshmia e tij e dhënë sot nuk përputhet me atë të dhënë para gjykatësit hetues.
Kanë reaguar avokatët, duke thënë se gjykata nuk u ka ofruar atyre ndonjë dëshmi paraprake të Murat Lutfiut edhe pse është e obliguar të kish bë një gjë të tillë.
Ndërkohë, sipas gjykatës dy dëshmitarët Shaban Jashari dhe Viktor Denkovski janë të pakapshëm për prokurorinë. Në seancën e sotme janë prezantuar edhe dëshmitë materiale të palës së akuzës. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës është caktuar me 4 tetor e cila do të jetë e hapur për opinion.