Fara përçarëse antishqiptare që nuk duhet të mbijë në arën e shqiptarisë

Nga: Xhevdet POZHARI

Nuk keni si mos ta keni vërejtur se sa herë që Kosova përballet me ndonjë kërkesë të Serbisë, si p.sh tani kur debatohet për ndarjen e Kosovës, paraqiten liftëtarët e denjë kundër Perandorisë Osmane dhe mbrojtësit e Perëndimit nga depërtimi i fesë Islame. Zhurma që prodhojnë këta luftëtarë ka për qëllim vetëm ta mbulojë realitetin e zymtë kosovar si dhe t’ua mundësojnë burrështetasve kosovar që të papenguar t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat Serbisë.

Dhe kur janë në pyetje “gjergjat e xharrat” që na mbrojnë nga turku dhe nga islamistët duhet thënë qartë e shqip: momentalisht ata janë përçarësit më të rrezikshëm brendashqiptarë ngaqë prekin atë më të ndjeshmen tek një individ: përkatësinë etnike dhe atë fetare. Dhe e prekin në mënyrën më jonjerëzore dhe më jo kombëtare, duke i quajtur thuajse të gjithë shqiptarët myslimanë si “turkoshak” dhe duke i etiketuar si të “arabizuar” shkaku i fesë islame.

Dikush me të drejtë do thoshte se çdo popull i ka “idiotet” e vet. Por, del puna se “idiotet” që i kemi ne në Kosovë mbase edhe nuk janë me të shumtë se sa në mjediset e tjera, por këta të tanët mediat, partitë e veta, e madje shpërblehen edhe me poste të larta shtetërore. Kështu, gradualisht është shembur kufiri midis asaj se ç’është mendim i mendjelehtëve dhe se çfarë është debat i shëndoshë në një vend ku për gjithçka mund të diskutohet, por jo me parametrat e personave që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike apo të cilët ngaqë u shërbejnë qarqeve serbe dhe antishqiptare e shajnë turkun edhe atëherë kur i rrah greku.

Sa herë që Kosova duhet të zgjidh ndonjë problem me Serbinë, jo rastësisht çohen “gjergjat” e “xharrat” dhe na tregojnë se sa jemi të rrezikuar nga Stambolli. Madje, na pandehin për aq budallenj sa të mos ta kemi kuptuar se ata edhe paguhen për ta mjegulluar ambientin kosovar që mos shohim se si ndahet Kosova. Ata besojnë se ende nuk e kemi kuptuar se paguhen që shqiptarinë ta copëtojnë ne baza fetare vetëm pse e dinë se ashtu e copëtuar me lehtë mund të mposhtet nga Serbia.

Sidoqoftë dhe nga kushdo qoftë që janë paguar “gjergjat” e “xharat” ka diçka edhe përtej kësaj: si është e mundur që këta perçarës të shqiptarisë të shpërblehen me poste të larta shtetërore e të paguhen me paga mujore nga taksat e shqiptareve të Kosovës? Si është e mundur që kemi arritur deri në atë pikë sa t’i paguajmë ata që na përçajnë e dëmtojnë? Apo mos ndoshta kemi arritur deri aty sa të kemi humbur edhe ndjesinë se çfarë është e dobishme e çështë e dëmshme për shqiptarinë?

Tani më është mëse e dukshme se përpos ndasive fetare “gjergjat” e “xharrat ” kanë për qëllim që t’i demonizojnë dhe nënvlerësojnë shqiptarët e Maqedonisë vetëm ngaqë ata janë besimtarë më të devotshëm! Dhe për “gjergjat” e “xharrat” ky këta shqiptarë nuk duhet t’i takojnë trungut kombëtar. Apo mbase edhe duan që këtë pjesë të shqiptarisë t’ia japin “lindjes” që të mbetet sa më e pastër pjesa tjetër “perendimore” e shqiptarisë. Mendësi kjo që në vetvete është aq monstruoze e aq perverse sa do të duhej prej moti të demaskohej si antishqiptare dhe si e tillë të shpallej si farë që nuk mund të mbijë në arën e shqiptarisë.


1 Koment

  1. Oho, pisk i paskeni punet or proturqiq-mercenar. Në kët shkrim emocional pro-turk, frika veq ju paska kaplue, sa që nga verbësia-dalltonist antishqipëtare, nuk jeni në gjendje të dalloni kombin prej fesë, shqipëtarët prej azijatve turk, sigurisht nga trusnia e njerzve të sullatani që ju kërkojnë logari për situatë që krijuat anti-turke ne Kosovë. Epilogun sigursihst e dini, a po jo!?
    – Po, “gjergjat”,“xharrat” dita-diteve, veq sa povijne e po shtohen, mbare tokat tona shqipetare. Flm, që e ngjalët Skenderbeun, që naj kthyet krenarine kombëtare, se kombin edhe fene mundesh ta ndrojshë por jo edhe gjakun shqipëtar .
    – Flm, veq vazdhoni, ju prift e mbara me ketë antishqiptarizëm, se Millosheviqi naj pruni lirinë-pamvarësinë, ndersa ju mecenaret e sulltanit edhe diqka me të vlefshëm, apo!?
    – Nuk e di nga e shpike këtë “shqiptarët myslimanë si “turkoshak”, hera e parë po e ndëgjoj, besoj edhe në gjithë trevat shqipëtare, se po egzistojkan shqip-turk-folsa si entitet !?
    vallë pos po krijon nga vet vetja “lider”-in e ardhshëm të tyre, ngjajshëm si Nijazi Limanovski për maqedonasit musliman. Po sigurisht ke mundësi në Maqedoni, në Kosovë!?as në zhgandër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu