Në pikë-kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni në Hanin e Elezit sot është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh që po presin për të hyrë në Maqedoni.
Qytetarët e Kosovës, që këtë të shtunë kanë mësyrë Maqedoninë, po përballen me pritje të pazakonshme në pikë-kalimin kufitar në Hanin e Elezit, shkruan Telegrafi.
Sipas qytetarëve kolonë e gjatë e automjeteve është krijuar vetëm në anën e Kosovës, në hyrje për Maqedoni, kurse nga Maqedonia për Kosovë, kalimi i kufirit po rrjedh normalisht.
Në fotografinë e dërguar nga një lexues i Telegrafit nga ky pikë-kalim shihen kolonat e gjatë të automjeteve në pritje për ta kaluar kufirin.
Qytetarëve nuk iu është dhënë asnjë shpjegim se pse po ndodhë kjo vonesë, nga autoritetet kufitare të Kosovës.