Rama ironizon me Blushin: Nuk e vura re mungesën e tij në Asamble

Ben Blushi, deputeti i PS-së, njëkohësisht një nga zërat më kritikë të partisë, dje deklaroi se largohej nga kjo forcë politike, ndërsa sot nuk ka qenë i pranishëm në Asamblenë Kombëtare.
Në lidhje me mungesën e tij gazetarët “thumbuan” edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ktheu një përgjigje të shkurtër dhe me ironi: “Nuk e di, s’e vura re”.

Ditën e sotme për rreth dy orë Asambleja Kombëtare e PS vijoi me diskutime ku në fokus ishte diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatim të statutit të PS-së. Në disa pika të diskutimit parashikohet manuali i organizimit elektoral dhe Kodi i Etikës së kësaj partie. Asambleja e së shtunës mund të sjellë dhe një riorganizim tërësor të të deleguarve në shtabet politike të PS-së në qarqe.

Ndërsa në krahun tjetër u zhvillua një protestë kundër ligjit të mbetjeve të miratuar vetëm para pak ditësh në parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu