„UEJL-i dhe Nënë Tereza“

Ka disa ditë në portale të ndryshme qarkullojnë disa lajme për ekzistimin e një mundësie të bashkimit të dy universiteteve, ai i UEJL-it apo siç njihet në popull i „SHTUL-it“ si dhe „Nënë Tereza“, që veç më është arritë marrëveshja që studentët e Universitetit „Nënë Tereza“, ti vijojnë studimet në kampusin e UEJL-it në Shkup.

Si student i UEJL-it, nuk kam shumë informata mbi këtë çështje, por nëse një veprim i tillë realizohet, e vlerësoj si shumë të dëmshëm. Objekti ku është i vendosur UEJL-i, është një objekt modest, që relativisht i plotëson nevojat e studentëve, që janë një numër i konsiderueshëm, me çka i afrohet standarteve të universiteteve të vendeve evropiane, por me kapacitetin që ka, nuk i plotëson nevojat edhe për studentat e Universitetit „Nënë Tereza“, që do të krijonte rrëmujë duke e transformuar atë Universitet në një kaos të vërtetë, duke i tejkaluar të gjitha standartet dhe kushtet për ndekjen e studimeve aty, që gjithçka mund të jetë, por një Universitet me plotë kuptimin e fjalës, JO.

Ky veprim jo logjik me plotë pasoja i ministrit pinjoll të arsimit, Pishtar Lutfiu, është katastrofal, i dëmshëm dhe i pakuptimt, por që ka prapavijë politike.

Në këtë moment, që më shkon në mendje është pyetja: „Pse me aq shpejtësi dhe paparalajmërim para regjistrimeve u mbyll „Universiteti i Tetovës“ në Shkup, dhe pse aq shumë shpenzohet energji dhe insistohet për t‘u hapur një Universitetet tjetër, ku nuk ka as objekt dhe as kushte të përshtatshme për studim!?“

Kjo qartë po fletë se juve nuk u intereson Universiteti, as cilësia e arsimit, por doni që ky Universitet t’ju shërbej si argument për të përfituar politikisht. Ju lutem, me gënjeshtrat dhe manipulimet tuaja, mos i merrni në qafë dhe mos i shfrytëzoni studentët, duke hap një Universitet „shkel e shko“, si ai, për fat të keq që duhet ta them, si ai i Tetovës!
Bashkimi i tillë, s‘do t’i shërbente askujt, s‘do të ishte aspak racional dhe kurrsesi nuk do të ketë impakt pozitiv në cilësinë e arsimit, por përkundrazi do ta dobësonte, do ta shkatërronte edhe atë nivel të cilësisë së lartë të arsimit që e ka pasur deri sot ky Universitet në Maqedoni.

Një thënie thotë: “Nëse do të vrasësh një popull të tërë, shkatërroja arsimin”.

Mos u bëni përmbarues të kësaj thënie, të na e shkatërroni edhe këtë Universitet, të krijuar nga SHBA dhe BE, që deri sot ka shërbyer si model alternativ universitarë evro-amerikan për ne shqiptarët. Dhe përfundimisht, një institucion të këtillë që është vatër e diturisë, as mos t’ju shkojë mendja, ta suprimoni, ta politizoni dhe ta bashkoni me Universitetin tuaj „shkel e shko“, që kemi mjaftë të tillë fatkeqësisht në Maqedoni.

*Autori është student ne fakultetin Juridik, UEJL


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu